Shpendi djeg motorin e avionit në Prishtinë

Një avion është detyruar që bëjë ulje emergjente në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit  për shkak se përfundoi aty aksidentalisht.

Rasti u konfirmua për Klan Kosova nga zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, e cila ka deklaruar se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.