Shpenzime te larta ne Shkup per festen e vitit te ri

Dy milionë denarë do të shpenzojë Qyteti i Shkupit për të festuar Vitin e Ri në sheshin e qytetit. Përveç manifestimit qendror në të cilin do të marrin pjesë këngëtarët si Sllatkar, Adrian Gaxha, Karolina dhe Mile Kuzmanovski do të organizohet panair i Vitit të Ri dhe garë me baba gjyshër.

“Ne duam magjinë e Krishtlindjeve ta ndajmë me ju me një program vërtetë të pasur. Duke filluar nga 24 dhjetori nën moton “Dhuro lumturi“ Qyteti i Shkupit do të organizojë panair të Vitit të Ri të vendosur në rrugën Maqedonia”, deklaroi Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shumica e qytetarëve të Shkupit të cilët i anketuam thonë, se natën e Vitit të Ri do ta festojnë në shtëpi pasi aq kanë para, ndërsa në shesh planifikojnë të festojnë më të rinjtë.

“Do të qëndrojmë në shtëpi, ka televizion, do të shikojmë si festojnë ata që kanë më shumë para”

“Në Maltë, atje jetoj, atje do të kthehem. Këtu në Maqedonia nuk ka jetë, fiton vetëm për faturat, në vendet tjera jetohet shumë më mirë”

Në Ballkan dhe në nivel botëror paraqiten nisma për anulimin e festimit të Vitit të Ri me qëllim që të paratë të dhurohen për bamirësi. Njëri nga qytetet e para që hoqi dorë nga festimi i Vitit të Ri dhe i dhuroi për të shëruar një fëmijë të sëmurë është qyteti boshnjak Kakanj.