Shpenzoi shuma marramendëse për dasmat e tij, tash “Savashi” mbetet pa shtëpi

Murat dhe Elbani nuk kanë gjetur ende një shtëpi të përshtatshme, ata nuk duan një shtëpi të madhe`Aktori turk Murat Yildirim dhe bukuroshja marokene Imane Elbani shpenzuan shuma marramendëse në dasmat e tyre .

Ata organizuan dy dasma, një në Stamboll, në një nga restorantet më të shtrenjta, dhe një në Marok, muajin Janar, të cilat u komentuan edhe nga mediat e huaja.

Pas dasmës aktori iu kthye punës së tij profesionale dhe projekteve të reja ne ekran, por duket se problemet për çiftin kanë nisur që në ditët e para të martesës.

Burimet pranë akktorit 36 vjeçar kanë thënë se ai edhe bashkëshortja e tij, ende nuk kanë dalë në shtëpinë e tyre, dhe se ata po jetojnë me miqtë në një shtëpi.‘Murat dhe Elbani nuk kanë gjetur ende një shtëpi të përshtatshme, ata nuk duan një shtëpi të madhe, dhe kjo është arsyeja që ata ende po qëndrojnë në një shtëpi me miqtë e tyre” ka thënë një burim i afërt për HaberTurk.