Shpenzon 20 mijë paund operacione plastike për t’u dukur si Beckham

Jack Johnson është personi i cili ka shpenzuar 20 mijë paund në operacione plastike që të ngjajë si David Beckham.

Britaniku 19-vjeçar me paratë e ndihmave sociale që merr i ka shpenzuar në operacione.

Kur e kanë pyetur në rrjetet sociale se pse i ka shpenzuar ndihmën sociale për trajtime kozmetike, ai është përgjigjur me ironi: “Sepse jam brilant”.

Deri më tani, Johnson ka bërë botoks, ka fryre buzët dhe e ka bërë atë që quhet “buzëqeshja hollivudiane”, ndërsa planifikon që t’i bëjë të njëjtët tatuazhe si Beckham.

“Asnje nuk mendon se Beckham eshte i shemtuar” thote Johnson per idhullin e tij.