Shpërbëhet parlamenti në Bullgari, vendi në zgjedhje të parakohshme

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër është paralajmëruar edhe shpërndarja e parlamentit e cila pritet të ndodhë gjatë ditës së premte.

Radev  ka emëruar si kryeministër të përkohshëm, kryetarin e parlamentit, Ognian Gerdzhikov dhe ka caktuar 26 marsin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Presidenti Radev e fillojë mandatin e tij presidencial gjatë këtij muaji dhe e gjeti vendin në një krizë politike.