Shpërndahen fletushka në Maqedoni: Mos festo festat e fundvitit!

Organizatat ekstremiste kanë filluar fushatë në Maqedoni duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e festojnë Vitin e Ri.

Fushata e tyre është duke u bërë nëpërmjet disa fletushkave që po i shpërndajnë në qytet, por edhe posterëve.

Kjo nuk është hera e parë që organizatat të tilla në Maqedoni kërkojnë nga qytetarët të mos i festojnë festat. Edhe vitet e kaluara ka pasur fushata të tilla në Shkup, sidomos tek zonat ku jetojnë shqiptarët, por edhe në Tetovë.