Shpërthen autobusi me ushtarë në Turqi, 13 të vrarë 48 plagosen

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Kajserit në Turqinë qendore pranë një autobusi duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Autobusi po transportonte ushtarë që sapo kishin lënë turnin dhe ndodhej pranë një kampusi universitar në kohën e shpërthimit që është shkaktuar nga një makinë bombë.
ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ushtria turke përmes një deklarate të cituar nga Reuters thotë se nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë 13 persona, dhe 48 të tjerë janë plagosur.

Niçin milli seferberlik şimdi anladık mı? Hedef Türkiye, hedef sensin, hedef benim, hedef biziz, hedef geleceğimiz. Meydan vermeyeceğiz!