Shpërthen edhe një zjarr në Dubai, evakuohen mysafirët

Në një hotel në Dubai sot ka shpërthyer një zjarr, për shkak të të cilit mysafirët dhe personeli janë evakuuar.

Ky është zjarri i tretë që shpërthen në selinë turistike dhe tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe për më pak se sa një javë, transmeton KosovaPress.

Zjarri është shuar shpejt dhe nuk ka të dhëna për persona të lënduar.