Shperthen nje bombe ne Shkup

Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm mbrëmë në lagjen Maxhari të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia deklarojnë se bomba ka shpërthyer në afrësi të shtëpisë së D.S (56) të cilit i’a ka thyer dritaret e shtëpisë.

Gjithasthu në këtë shpërthim është dëmtuar edhe një veturë në pronësi të M.T (21).
Por ky shpërthim ka kaluar pa pasoja në njerëz