Shpërthim i fuqishëm në uzinën e naftës, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë ne Shqiperi

Një shpërthim masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh rreth orës 21:30, ndërsa 1 person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Policia sqaron se në Repartin nr 3, ne seksionin 92, të uzinës ka ndodhur shpërthimi i një valulave të pompës së hidrogjenit e shoqëruar me flakë te mëdha.
Po sipas policisë, nga shpërthimi ka humbur jeten Shkëlqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, ndërsa 1 person është në gjendje të rëndë dhe 4 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll. Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje.
Gazetari Enrik Mehmeti tha se në momentin e shpërthimit në repartin e 3-it kanë qenë 10 persona në turn, ndërsa në gjithë uzinën 130 persona. Reparti ku ka ndodhur shpërthimi ka qënë në mes të uzinës.