Shpërthim në Antalja

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në parkingun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Antalja të Turqisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8.30 të mëngjesit të sotëm. Shpërthimi u dëgjua deri në qendrën e qytetit.
Sipas infomracioneve të CNN Turk, ende nuk dihet pse ndodhi shpërthimi. Një numër i madh ambulancash, policësh dhe zjarrfikësish kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Gazetari turk i CNN raporton se ajo që kishte shpërthyer ishte një makinë, e si pasojë ishin djegur e katër të tjera.
Nuk besohet të ketë viktima përveç dëme materiale në ndërtesat përreth .
Kryebashkiaku i Antaljas Menderes Turel që foli rreth shpërthimit thotë: “Është ende herët të thuhet, por kemi frikë mos ka të bëjë me një sulm terrorist. Zona afër Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është një zonë e populluar. Megjithatë shpërthimi mund të ketë qenë një incident. Policia po punon për hetimin e ngjarjes.”.