Shpërthim në Izmir, 2 të vdekur e 10 të plagosur. Vriten dy sulmuesit

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe rreth 10 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit të një makine bombë pranë një gjykate në qytetin perëndimor turk të Izmirit, tha një zyrtar lokal.

Viktimat janë një gjykatës dhe një polic.

Dy nga sulmuesit e dyshuar u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Kryetari i Qarkut Hasan Karadag i tha televizionit NTV se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Ai tha se tre ishin sulmuesit, dy prej të cilëve mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë tha se policia ishte në kërkim të një personi të tretë, i cili ishte i veshur me një pallto të zezë dhe një beretë të bardhë (lloj kapele)

Disa ambulanca dhe forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të një ndërtese që përdoret nga gjykatësit dhe prokurorët.

Incidenti pason një seri sulmesh të kryera nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo militantët kurdë. Tridhjetë e nëntë persona u vranë në Stamboll mbrëmjen e ndërrimit të vitit./oranews

izmir

Foto nga vendi i shpërthimit

0x0-car-bomb-detonated-in-front-of-izmir-courthouse-armed-clashes-reported-1483624736866645x400-car-bomb-detonated-in-front-of-izmir-courthouse-armed-clashes-reported-1483623920766dg-sdgsffsdfdsf