Shpërthim në stacionin e trenit në Angli, s’ka të lënduar

Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur para pak minutash pasi policia kishin gjetur një pako të dyshimtë në stacionin e trenit në Greenwich .

Pajisja u gjet rreth orës 11 paradite.

Policia ka njoftuar se kanë kryer shpërthim të kontrolluar pasi dyshohej se pakoja ishte me eksploziv, shkruan DailyMail.

Në momentin e gjetjes së pakos, stacioni i trenit ishte evakuuar dhe deri tani policia e kishte nën kontroll.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.