Shpërthim në Ukrainë, ka viktima

Në qendër të Kievit, jo shumë larg sheshit Besarabia, ka shpërthyer një automobil, si pasojë e të cilit një mashkull ka humbur jetën dhe një grua është plagosur rëndë.

Automobili është shkatërruar tërësisht dhe me këtë rast është dëmtuar edhe një automobil tjetër, ku gjendej gruaja. Ajo është transferuar në spital, transmetojnë mediat ukrainase.

Sipas dëshmitarëve, përveç gruas, në automobil ishte edhe një fëmijë, i cili nuk është lënduar.

Për momentin nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit.