Shpëtohet vajza adoleshente dy orë pasi e kishin varrosur të gjallë

 

Një vajzë adoleshente është shpëtuar dy orë pasi e kishin varrosur të gjallë pas një mosmarrëveshje që prindërit e saj kishin me një biznesmen të zonës.

Khushboo Khatun po kthehej në shtëpi kur tre burra e rrëmbyen dhe e hodhën në një gropë të thellë 3 metra, në fshatin Govindpur, Indi, ditën e dielë. Ato e mbushën gropën me dhe’, dhe e lanë aty të vdiste.

Kur 19-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi babai  i saj, Muhammed Azim Ansari dhe  mamaja, Sanjana Khatun po shqetësoheshin dhe shkuan ta kërkonin.

Ansari vuri re rastësisht se një gropë afër shtëpisë së tij ishte mbushur me dhe’, dhe filloi të dyshojë. Ai vazhdojë të gërmojë dhe u bëri thirrje fshatarëve të tjerë që ta ndihmonin, përpara se ato të nxirrnin Khushboo gjysmë të vetëdijshme. Ajo kishte dy orë që ishte varrosur dhe pothuajse ishte mbytur.

I gjithë momenti është filmuar dhe pamjet në video tregojnë momentin e pabesueshëm kur 19-vjeçares u nxorr e gjallë nga varri.