“SHPIGEL”: ROJET KUFITARE EVROPIANE NË KUFIRIN GREQI-MAQEDONI

Mediat greke sot transmetojnë informacion të publikuar në onlajn edicionin e gazetës “Shpigel” se BE-ja shpejton për t’i ndihmuar policisë greke me dërgimin e 30 rojeve kufitare të cilët do të patrullojnë në kufirin verior. Gazeta përkujton se në Greqi për momentin ka rreth 65.000 refugjatë, ndërsa në Turqi numri i tyre arrin tre milionë. Nëse Ankaraja nuk e respekton marrëveshjen midis Turqisë dhe Unionit, për refugjatët, ekziston rrezik që Greqia sërish të përmbytet me njerëz të cilët do të dëshirojnë të arrijnë deri në Evropën veriore, shkruan “Shpigel”.

Në tekstin e njëjtë theksohet se pas një kohe të gjatë në kufirin me Maqedoninë vërehet rritje e numrit të refugjatëve dhe emigrantëve. Mediat greke theksojnë se nga rëndësia esenciale është impelentimi i vendimit të Fronteks, të sjellë në fund të vitit të kaluar. Ata informojnë se rojet e para të huaj kufitare veç më gjenden në kufirin verior grek. Midis tyre ka edhe oficerë gjermanë me qen, ndërsa 10 gjermanë të tjerë priten të arrijnë në ditët në vijim.