Shpiket çokollata që qetëson dhimbjet menstruale

Për dhimbjet menstruale, femrat përdorin taktika nga më të ndryshmet, e ndërsa shija për ushqime ndryshon shpesh.

Për të gjitha femrat të cilat kanë mjaft probleme, kërkuesit kanë menduar edhe për to. Në treg tashme ka dalë çokollata që lehtësojnë dhimbjet menstruale.

Mesa duket, medikamenteve u ka ardhur fundi dhe kjo çokollatë është e ardhmja.

Ëmbëlsira magjike është prodhuar në Zvicër dhe receta përmban 60% kakao dhe 17 bimë malore zvicerane të cilat së bashku lehtësojnë dhimbjet e periodave.

“Frauenmond” që përkthehet “hëna e grave” është prodhuar për ato gra që gjatë ciklit përjetojnë dhimbje. Efekti qetësues krijohet nga ndërveprimi i molekulave të çokollatës me 17 bimët. Ndonëse në përmbajtje ka bimë mjekësore, çokollata është e ëmbël dhe tërësisht organike. Hulumtimet nga North Carolina State University pohojnë se shtimi i komponimeve fenolike i jep të njëjtën fuqi antioxiduese si çokollata e errët.