Shqipëri-Sërbi marëdhëniet në drejtimin e duhur

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po zhvillohen në drejtim të duhur. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e jashtme e Serbisë.

Daçiç dhe Boçka kanë theksuar se për raportet e mira dëshmi janë edhe aktivitetet e ardhshme të dy qeverive, përfshirë edhe mbledhjen e përbashkët në Nish.

Në këtë takim, Ivica Daçiç ka theksuar veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “procesit të Berlinit”, që para se gjithash, ka të bëjë me realizimin e projekteve të infrastrukturës, siç është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, si edhe fillimi i punës së zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Ilir Boçka, ambasadori shqiptar në Beograd për 6 muaj vitin e shkuar nuk u njoh nga autoritetet serbe pas ngjarjeve që pasuan ndeshjen e ndërprerë mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare.

Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, tha në atë kohë se ambasadori shqiptar nuk u soll në mënyrë diplomatike. Ky vendim solli edhe reagimin e misintrisë së Jashtme e cila u shpreh e zhgënjyer nga qëndrimi i autoriteteve serbe.