Shqipëri, zyrtarisht janë regjistruar 60.000 përdorues droge

Sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri ka rreth 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë.

Siç transmeton TCH, rreth 20 për qind e përdorin heroinë, 15 për qind përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.

“Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit”, shprehet Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën “Aksion+”

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

“Thjesht, mos e provoni”, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.