Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë konsullata të përbashkëta

 

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë konsullata të përbashkëta
Shqipëria dhe Kosova duhet të kënë konsullata dhe qendra kulturore të përbashkëta. Ky është sygjerimi i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në samitin e diasporës.

Enver Hoxhaj:“Këtë samit e shoh si samit të reflektimit në një gjeografi globale dhe kush jemi ne, roli jonë në këtë gjeografi globale dhe çfarë mund të bëjnë dy ministritë e jashtme’

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se duhet punuar për krijimin e një baze të dhënash për shqiptarët kudo ndodhen, kjo jo vetëm si vlerë statistikore, por si instrument për të ofruar shërbime.

“Na duhet të bëjmë një punë kolosale për të pasur këtë bazë të dhënash që nuk është vetëm çështje statistikore por dhe çështje shërbimesh të shtetit ndaj qytetarit.

Kryesore në këtë proces, sipas Tahirit është regjistrimi shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.