Shqipëria jep urdhër dhe nis ushtrinë e saj

Shqipëria do të angazhohet më trupa të saj ushtarake në koalicionin global në luftën kundër ISIS. Kjo është njoftuar sot nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një seance në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Deri më tani, Shqipëria, si pjesë e këtij Koalicioni, ka ofruar mbështetje dhe ndihmë, kryesisht armë dhe municione për qeverinë irakiane. Ajo ka ofruar 22 milionë fishekë për kallashnikovë, 15 mijë granata dore mbrojtëse, 20 mijë copë municione për granatahedhëse antitank, dhe 32 mijë predha për mortaja të tipeve të ndryshme, raporton VOA.