Shqipëria Konsullatë në Sarajevë, derë e hapur për komunitetin shqiptar

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në kuadër të vizitës së Ministrit Bushati në Bosnje-Hercegovinë u inaugurua hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Nderit të Republikēs së Shqipërisë në Sarajevë.

Në ceremoni merrnin pjesë Ministrat Bushati dhe Crnadak, trupi diplomatik i akredituar në Bosnje, autoritete të tjera teë larta, zyrtarë lokal dhe komuniteti shqiptar që jeton në Sarajevë.

Hapja e kësaj konsullate do t’i sherbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha si dhe do të jetë një qender e rëndësishme në funksion të forcimit të identitetit kombëtar për komunitetin shqiptar që jeton në Bosnje-Hercegovinë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë l, Ministri Bushati falënderoi autoritetet boshnjake për bashkëpunimin në këtë drejtim, si dhe u shpreh se sot çelet në një lagje historike të Sarajevës, Shtëpia e Shqiptarëve, e cila do të sherbejë në forcimin e lidhjeve të vjetra mes dy vendeve tona, por do të jetë dhe një derë për komunitetin shqiptar që jeton dhe punon këtu, si dhe kjo konsullatë do tē sherbejë si një mundësi kontakti për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.

Konsullata e Përgjithshme e Nderit ndodhet në rrugën: Sime Milutinovića 8, Sarajevë, Bosnje – Hercegovinë: Telefon: +387 61266947.