Shqipëria mer lajm shokues nga FIFA

Pas humbjes shokuese 0-3 në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt si Israeli, sigurisht që nuk mund të prisnim lajme të mira për renditjen që do të publikohet zyrtarisht më 24 nëntor.Kuqezinjtë që drejtohen nga Gianni De Biasi do të humbasin dy vende, duke zbritur në poziconin e 49-të, poshtë Congos dhe Australisë. Izraeli ndërkohë ka përfituar shumë nga fitorja ndaj nesh pasi ka një ngjitje rekord me 25 pozicione, raporton Albeu.Kosova do të mbetet në vendin e 164-t pas humbjes ndaj Turqisë. Italia ka zbritur me 3 vende, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.