Shqipëria merr lajmin e hidhur disa orë para fillimit të ndeshjes kundër Spanjës

Partido de clasificación para el mundial de Rusia 2018 entre la selección de Albania y la selección de España

Fitorja e Shqipërisë përballë Spanjës është gati e pamundur sidomos kur merr vesh që ish-Kampionët e Botës prej 14 vitesh nuk njohin humbje në shtëpi.Panucci me këtë statistikë mbresëlënëse të Spanjës duket sikur e ka të pamundur për të motivuar të besuarit e tij.Për herë të disfata e Iberikëve në një ndeshje në shtëpi nuk ka ndodhur prej 7 qershorit të vitit 2003, në ndeshjen kundër Greqisë, një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit.Mjafton të shikosh rezultatet e kësaj përfaqësuese në sfidat kualifikuese për të kuptuar që është vërtet një Kombëtare e pathyeshme.Në çdo ndeshje Spanja ka një model të njëjtë që e bën atë dominues ndaj kundërshtarit, një ekip që fsheh topin rreth 70% të 90 minutëshit. Jo vetëm kaq por edhe një makineri golash.Një tjetër statistikë jo shpresëdhënëse për Kombëtaren tonë është që Spanja prej vitit 2013 nuk ka barazuar në një ndeshje zyrtare në shtëpinë e saj.