Shqipëria mposhtet nga Serbia

Kombëtarja shqiptare U-17 ka pësuar humbjen e dytë për eliminatoret e kampionatit europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç janë mposhtur nga përfaqësuesja serbe me rezultatine paster 2-0.

Kjo është humbja e dytë për Shqipërinë pas asaj të pësuar kundër Italisë.

Golat e takimit për skuadrën serbe u realizuan nga ana e Djerlek që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndërsa goli i dytë erdhi me anë të sulmuesit Bosiç.

Pavarsisht përpjekjeve të kuqezinjve të vegjël ata nuk arritën dot të shënonin. Takimin e fundit skuadra jonë do ta zhvillojë më datë 31 tetor kundër Maqedonisë.

Shqipëria renditet në vëndin e fundit në renditje me 0-pikë të grumbulluara dhe asnjë gol të shënuar./TEMA