Shqipëria nxjerr vetëm barazim ndaj Maqedonisë

Shqipëria ka arritur që të marrë një pikë në përballjen me Maqedoninë, në takimin që është zhvilluar sonte në Stumicë të Maqedonisë.

Ndeshja përfundoi 1-1, ku e para kaloi në epërsi Kombëtarja shqiptare, me golin e shënuar nga Odise Roshi. Rezultatin e barazoi Trajkovski me golin e shënuar nga penalltia.

Shqipëria është në Grupin G në garat për kualifikim në Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018” dhe gjendet në pozitën e tretë me 13 pikë, raporton KosoavPress.

Grupit G i prinë Spanja me 22 pikë, e pasuar nga Italia me 19 pikë, e treta Shqipëria me 13 pikë, Izraeli është i katërti më 9 pikë, Maqedonia e pesta me 7 pikë, kurse Lihtenshtajni është i fundit me zero pikë./KosovaPress/