Shqipëria, vendi ku mund t’i shijoni qoshet e vogla të parajsës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të promovimit të Shqipërisë turistike, sërish ka publikuar një artikull të botuar më mediat franceze.

Në këtë artikull ndër të tjera është shkruajtur se vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë

………………………

KËTË VERË, TË GJITHË NË SHQIPËRI!

Shqipëri, destinacioni i ruajtur jashtë rrugëve të rrahura … dhe nga turistët!

Ajo rimon me Kroaci, por ky destinacion është ende më pak turistik (për momentin) prandaj shkoni për një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një pasuri dhe diversiteti peizazhesh të jashtëzakonshme për të dashuruarit e natyrës, relaksit në plazh, dhe të fshatrave të vegjël. Pak e njohur mes turistëve, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës sa nuk është tepër vonë!

Tirana

Me rrugët e gjera dhe ndërtesat imponuese të periudhës komuniste, kryeqyteti Tirana, shumë larg së kthyeri në të kaluarën, shpërthen në ngjyra dhe shpalos më të mirat e saj me rënien e natës, kur vjen ora për të festuar!

Berati

I njohur ndryshe dhe si qyteti i 1001 dritareve, Berati është një nga qytetet më të vjetra në trashëgiminë e UNESCO-s.

Gjirokastra

Shtëpi prej guri të një stili të shkëlqyer osman në këtë tjetër qytet të klasifikuar nga UNESCO.

Korça

I quajtur ‘Parisi i Vogël’ për praninë e trupave franceze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe dyqanet e vogla të stilit francez, ky qytet është gjithashtu i njohur në të gjithë vendin për birrarinë e Korçës, e cila organizon një festival birre çdo vit në muajin gusht.

Saranda

Ky stacion turistik bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa e përkryer për një pushim të merituar plazhi.

Dhërmiu

Fshati i qetë në një shpat mali me ujra të mrekullueshëm turkuaz dhe që ofron gjithashtu mundësinë për të kombinuar, në të njëjtin vend, malin dhe detin.