Shqiptarët i bëjnë dasmat që të harliset dynjaja, jo për vete!

Në emisionin e mbrëmjes së sotme në Opinion është duke u folur për “Dasmat dhe Shqiptaret”. I ftuar në këtë panel Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë disa arsye se pse bëheshin kryesisht dasmat në Shqipëri.

Sipas Manjanit, dasma ka të bëjë edhe me statusin martesor. “Me parë dasmat bëheshin që të harliseshin njerëzit jo për vete, e bënin të kërcenin edhe të hanin, sepse edhe han njerëzit nëpër dasma”, ka thënë Ylli Manjani.