Shqiptarët ikin nga LSDM-ja, kthehen në parti shqiptare

Kryetari i LSDM’së pas një heshtjeje të gjatë derisa vazhdonin bisedimet midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit nuk ishte prononcuar lidhur me kërkesat e shqiptarëve. Heshtja e tij si kryetar që përfaqësonte një parti të hapur edhe për shqiptarët, me deputetë shqiptarë, ngjalli jo pak reagime në opinion duke e akuzuar se ai vetëm kishte keqpërdorur situatën në të cilën ndodheshin shqiptarët, dhe se ishte i interesuar vetëm për votat e tyre.

Portali Sakte.net ka kuptuar jo zyrtarisht se reflektimi i Zaev ndaj kërkesave të shqiptarëve ka pasur për bazë presionin e deputetëve shqiptarë të kësaj partie dhe paralajmërimi i tyre se ata do t’i bashkohen Lëvizjes BESA.

Por, pakënaqësitë e shqiptarëve me LSDM – në janë më të thella. Siç kupton portali Sakte.net nga burime të besueshme, shumë shqiptarë që ishin përfshirë më parë në LSDM, në shenjë revolte ndaj BDI – së së Ali Ahmetit, kanë filluar masovikisht t’i bashkëngjiten Lëvizjes BESA.

Një prej tyre shprehet për portalin Sakte.net se ka qenë konsistenca e Lëvizjes BESA në qëndrimet e saj dhe në premtimet paraelektorale se nuk do të “LSDM kundërshtare të vetme e konsideron VMRO – DPMNE, por është tepër tolerante ndaj BDI – së. Ajo nuk i shtron asnjë kusht kësaj partie që ka eksponentë të lartë të përfshirë në aferat të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Brenda LSDM – së në vazhdimësi ka pasur pakënaqësi të shprehur nga shqiptarët për këtë qëndrim të çuditshëm të kryesisë së LSDM-së që i pengojnë vetëm partitë maqedonase të korruptuara por të njëjtin standard nuk e mban edhe për eksponentët shqiptarë. Vetëm BESA ka qëndruar deri më tani parimore dhe un me një grup miqsh kemi vendosur të kalojmë në këtë parti”, ka deklaruar Imriu për portalin Sakte.net