Shqiptarët pjesë e Speciales, vetëm si të akuzuar (VIDEO)

Asnjë prokurorë dhe gjyqtar nga Kosova nuk është pjesë e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mosprania e tyre arsyetohet përmes Ligjit të Gjykatës Speciale i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij ligji, gjykatëse nuk iu lejohet aplikimi për staf të Dhomave të Specializuara, si pasojë e mos besimit të Bashkësisë Ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë në Kosovë, transmeton Tribuna Channel.

Avokati Tomë Gashi, thotë se do të ishte mirë që të ketë edhe gjykatës dhe prokurorë shqiptarë, por një gjë e tillë sipas tij nuk lejohet. Gashi thotë se të vetmit shqiptarë pjesë e Gjykatës Speciale do të jenë të akuzuarit. /TribunaChannel

Kronikën mund ta ndiqni në VIDEO: