“Shqiptarët votuan maqedonasit për shkak të politikanëve shqiptar të korruptuar”

Duke komentuar numrin e madh të votave që LSDM-ja i mori nga shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se arsyeja e vetme se pse shqiptarët votuan një parti maqedonase janë elitat e korruptuara në partitë e vjetra shqiptare.

“Sipas meje, arsyeja e vetme pse një numër i madh i votuesve shqiptarë në këto zgjedhje kërkuan alternativë nga parti tjera politike ishte se partitë e vjetra shqiptare apo pjesë e atyre elitave njiheshin si shumë të korruptuar, si në nivel lokal dhe qëndror.

Mendoj se korrupsioni në një pjesë të politikanëve shqiptarë, pa fajësuar dikë sepse nuk kam dëshmi të forta, ishin një ndër arsyet kryesore për zhvendosjen e tillë në vetë strukturën politike të votuesve shqiptarë, por edhe në partitë që përfaqësojnë ata”, ka thënë Milloshoski.

I pyetur se a do të mund të mbahen zgjedhjet lokale në afatin e duhur, Milloshoski tha se BDI dhe LSDM janë marrë vesh që këto zgjedhje të shtyhen, dhe për këtë shkak edhe marrëveshja mes dy partive po zvarritet kaq shumë. /albeu.com/