Shqiptari 42-vjeçar gjendet i vrarë në ballkon, dyshime mbi lidhjen dashurore

Një ngjarje tragjike ka shokuar banoret e Borgosatollo të Italisë. Sipas mediave italiane një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borgosatollo të Italisë, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë.

Të afërmit dhe fqinjët po e kërkonin kudo pasi nuk dihej vendodhja e tij.

Shqiptari ishte i pajisurit me nënshtetësi italiane . Ata janë detyruar të hynë në shtëpinë e tij kur e kanë gjetur të vdekur në ballkon.

Sipas ekspertizës rezulton se shqiptari 42-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i vdekur si rezultat i një të shtënë me armë zjarri në kokë.

Motivet e gjestit tragjik nuk dihen, por dyshohet se janë të lidhura me jetën sentimentale të dyzetvjeçarit.