Shqiptari dhunon barbarisht të fejuarën në rrugë, veprimi i saj në gjyq të lë pa fjalë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 35 vjeçar, ndërsa ai ishte duke rrahur të dashurën e tij në rrugë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gabicce, ku një polic, i cili për momentin nuk ishte në shërbim, vuri re se një burrë po dhunonte një grua në mes të rrugës.

U deshën edhe përforcime që të ndalej shqiptari, i cili u përpoq që t’u largohej nga duart efektivëve, sepse donte me ngulm të vazhdonte dhunën mbi të fejuarën e tij.

Shqiptari u dërgua në rajonin e Policisë, nën akuzën e rrahjes së të dashurës në publik dhe rezistencës ndaj Policisë. Ndërsa nga ana tjetër vajza u dërgua në Urgjencë ku dhe iu dha ndihma e parë pasi kishte marrë lëndime të shumta nga i dashuri.

Të hënën, përpara gjykatës, gruaja ka befasuar me sjelljen e saj, pasi në vend që të ngrinte padi, e ka përqafuar dhe falur shqiptarin.