Shqiptari kapet rastësisht, po ADN-ja zbulon se ishte hajduti që bënte kërdinë në Zvicër

Hetimet që kishin pasuar kishin treguar se shqiptari 24 vjeçar kishte lënë gjurmët e ADN-së në 30 vende ku ishin kryer vjedhje gjatë pesë muajve paraprakë

Një shtetas 24 vjeçar i Shqipërisë, brenda pesë muajve ka kryer rreth 30 vjedhje, ndërsa është kapur nga policia në Dübendorf fare rastësisht. Policët, me rastin e një kontrolli rutinor e kishin kontrolluar të riun në prilll të këtij viti, shkruan sda.ch.

Pasi kishin konstatuar se ai po qëndronte ilegalisht në Zvicër, e kishin arrestuar. Por vetëm pas arrestimit ata kishin zbuluar se me kë kishin të bënin, transmeton albinfo.ch. Hetimet që kishin pasuar kishin treguar se ai kishte lënë gjurmët e ADN-së në shumë vende ku ishin kryer vjedhje gjatë pesë muajve paraprakë. Për këtë arsye atij i qe shqiptuar masa e paraburgimit.

Rreth 30 vjedhjet të cilat i janë dëshmuar, 24 vjeçari i ka kryer në periudhën në mes të dhjetorit 2016 dhe prillit 2017, në qarqet si: Bülach, Meilen, Uster dhe Cyrih.

Vlera e parave dhe gjësendeve të vjedhura sillet rreth 94 mijë franga ndërsa ajo e dëmeve të shkaktuara, mbi 40 mijë franga, thonë në Policinë Kantonale të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. I akuzuari ka pranuar veprën.