Shqiptari kërcënon ish të dashurën rumune,po dole me të tjerë do të vras

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka kërcënuar me jetë ish-të dashurën e tij rumune.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili kishte edhe nënshtetësi italiane nuk ka pranuar ndarjen nga vajza rumune, duke e përndjekur prej disa muajsh.

“Nëse ti del me dikë tjetër do të të vras” i ka thënë shqiptari ish- të dashurës së tij rumune.

Ai e përndiqte ish-të dashurën duke e kërcënuar me telefon, ushtronte dhunë psikologjike dhe i çonte mesazhe kërcënuese për miqtë dhe familjen.