Shqiptari me dy gra e 7 fëmijë, i bleu serbes “Jeep” 75 mijë euro (FOTO)

Ai ka dy gra, shtatë fëmijë dhe Sorajën. Njihuni me jetën e biznesmenit Dorian-Ton Leknikaj, që jeton me luksit dhe grave të shumta. Ai ka zënë prej kohësh faqet e gazetave dhe revistave në Serbi për shkak se është në një lidhje dashurie me një nga femrat më të përfolura atje, modelen Soraja Vuçeliç.

Kjo e fundit shquhet jo vetëm për fotot nudo të botuara në revistën “Playboy”, por edhe për lidhjen e disa kohëve më parë me një prej futbollistëve më të famshëm në botë, talentin brazilian, Neymar.

Mediat serbe shkruajnë sot se lidhja e shqiptarit më serben vazhdon prej 5 muajsh ndonëse ai është i martuar me 2 gra të tjera dhe ka 7 fëmijë.

“Kurir” shkruan se Leknikaj e ka surprizuar së fundmi të dashurën e tij serbe me një dhuratë të shtrenjtë. Ai i ka blerë një Jeep me vlerë 75 mijë euro.

Ndonëse është disa vite më i madh se ajo në moshë, mediat thonë se modelen e tërheq jeta luksoze dhe udhëtimet e shumta që biznesmeni shqiptar i ofron.

Soraja Vuçeliç, e cila dyshohet se prej pesë muajsh është në një lidhje me biznesmenin, ka marrë si dhuratë prej tij një makinë jeep që kap vlerën e 75 mijë eurove.

Gazeta serbe “Kurir” ka siguruar disa foto të tyre. Ndërsa sipas burimeve thuhet se ai shpesh udhëton me të nëpër vende egzotike.