Shqiptari më i pafat në botë, e arrestojnë në mes të dasmës 2 minuta pa përfunduar ceremonia

Dita më e lumtur e jetës së tij është kthyer në ditën më të keqe, e kjo për shkak të policisë.

Një shqiptar 34-vjeçar është arrestuar pikërisht në ditën e dasmës së tij, në mes të ceremonisë. Ngjarja ka ndodhur në Faaborg-Midtfyn të Danimarkës, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur. Ky i fundit po martohej me një 18-vjeçare, kur policia ka ndërhyrë në ceremoninë martesore.

Ndërhyrja e policisë u bë pasi komuna Faaborg-Midtfyn kishte zbuluar se dhëndri, shtetas shqiptar, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Danimarkë.

“Mungonin edhe dy minuta dhe kjo ceremoni do të përfundonte”, ka thënë dhëndri gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Svendborg.

Mësohet se shqiptari është arrestuar 3 herë në 24 herë për këtë arsye. Kështu, më 30 gusht 2012 34-vjeçari ishte regjistruar nga autoritet greke si i padëshiruar në zonën Shengen deri në vitin 2018, kurse atij i është zgjatur ky dënim dhe tashmë nuk ka drejtë deri më 2022 të shkojë në këto vende. Nusja e tij do të kthehet në Frankfurt, kurse ai për momentin do të mbahet në Danimarkë dhe pritet largimi i tij.