Shqiptari më i urryer në USA vjen me një ofertë të re!

Shqiptari Martin Shkreli, që u cilësua si “njeriu më i urryer në internet”, ua ka ofruar të gjithë njerëzve shansin që t’i bien grusht në fytyrë.

Pronari i kompanive farmaceutike, u bë shumë i urryer për shkak se e rriti çmimin e ilaçeve kuruese të AIDS për 5000%, nga 8.90 dollarë deri në 498 dollarë.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Twitter, duke iu referuar vdekjes së mikut të tij Mike i cili ka vdekur por ka lënë pas një djalë të vogël.

Shkreli ka thënë se do ta ofrojë fytyrën e tij për një grusht dhe paratë do t’ia dhurojë djalit të mikut të tij.