SHQIPTARI NE LISTËN E SHPIKSËVE TË BOTËS

SHQIPTARI NE LISTËN E SHPIKSËVE TË BOTËS

Bota shqiptare ka tre emra te radhitur ne listen e shpikseve, apo inovatoreve te botes moderne. I Gjon MiliN me shpikjet ne fotografi, Ferid Murati në mjeksi, kurse i treti është jo shumë i njohur, per shkak se se jetoi ne nje kohë te zymtë e te errët: Quhet Hasan Masurica, i lindur në rrethinën e Kamenicës, Kosovë.
Eshte veshtire te besohet sot, qe vendi i cili nuk ka aeroplan, aviacion as kontroll ajror mbi teritorin e vet, i ka dhene botes shpiksin e aeroplanit te pare ndertuar nga druri dhe stofi. Ne fushen e shpikjeve teknike te botes moderne, Hasan Masurica eshte radhitur si shpikesi me i madh qe ka dhene Shqiperia. Ne kete liste, prane Hasan Masurices jane radhitur: Shpikesi i anijes me vela, shpikesit e kinemase (vellezerit Lumiere), te transformatorit elektrik, shpikësi i nendetss se parë, ai i rrobave astronautike, pastaj shpikësi i telefonit (Alexander Bell), ai i termometrit (Anders Celsius), i teleskopit (Hans Lipperrshey), krijuesi i internetit WWW, shpikësi i shtrypshkronjës se parë, i turbines se anijeve, i parashutës etj.
Hasan Masurica ndertoi aeroplanin e tij te pare nga druri dhe stofnat e mbuluara me dyll, ne vitin 1899. Ne ate kohe, konstruktuesit dhe fluturuesit e pare qe njeh bota, Vellezerit Wright, akoma nuk kishin arrijte te fluturojne, apo ngriten nga toka. Sic dihet, ata do te bejne fluturimin e pare ne vitin 1903. Fakti qe Hasan Masurica jetoi ne nje vend te izoluar te Ballkanit, ku mungonte fotoaparati, gazetat,kamera dhe mjetete tjera te komunikimit, beri qe shpikja e tij per shume vite te mbetet e panjohur, dhe pa ndonje publicitet. U shkatërruan edhe dokumentët e pakta qe deshmonin shpikjen e tij. Megjithkëtë, ne shumicen e enciklopedive europiane te shpikjeve, eshte radhitur edhe emri i Hasan Masurices si shpikës nga Shqiperia. Ndonëse ai nuk ishte nga Shqiperia e sotme, aludohet ne perkatësinë kombtare – shqiptare.
Hasan Masurica ishte teolog (hoxhë), pedagog dhe shkenctar autodidakt. Ai respektohej edhe si atdhetar e intelektual i gjithanëshem i kohes se tij. U lind ne janar 1869 në fshatin Krilevë në rrethin e Kamenicës, Kosovë. Familja e tij kishte prejardhje nga rajoni i Vranjës, tani ne Serbi. Shkollimin fillestar e beri ne Gjilan dhe pastaj vazhdoi ne Shkup me 1907. Qe ne moshen feminore filloi te lexoi libra shkencore nga bibloteka e pasur e te atit, dhe te interesohet per shpikjet shkencore te kohes. Më vonë. krijoi nje punëtori ne shtepine e tij ku bente projekte ne leter dhe pastaj i ndertonte nga materialet e ndryshme. Në fshatit te lindjes krijoi mullirin e parë me nje fuqi te trefishuar çfarë nuk kishte egzistuar me parë.
Interes te posacem tek Hasani zgjoi nje liber i shtypur ne arabisht mbi jeten dhe punen e piktorit te famshem Leonardo da Vinci. Duke shikuar projektet e Da Vincit mbi fluturimin e njeriut, Hasani u inspirua dhe filloi seriozisht te mendoje per krijimin e nje fluturake si ato qe kishte skicuar Da Vinçi. Ai zgjodhi si material drurin e “pajes” i cili krahas drurit te ahut, eshte nder me rezistuesit nga klima dhe presioni fizik. Per kete projekt perdori edhe stofna te zgjedhura, te cilat i veshi me dyll per te rezistuar depertimin e rrymave ajrore. Pas shume perpjekjeve e eksperimenteve, në vitin 1899 aeroplani i tij arrijti te bej ngritje nga toka dhe te fluturojë reth 50-70 metra mbi fshatin Zarbice. Ndonëse kjo ngritje sot duket e vogel dhe simbolike, ishte kjo nje ngjarje e paparë ne ate kohe, dhe shenon nje arrijtje epokale. Eksperimenti impresionoi dijetarët e kohës, por i tmerroi fshatarët, te cilat nuk kishin parë kurr më parë nje objekt te tillë ne fluturim.
Hasan Masurica u muar edhe me shpikje e konstruktime tjera inetersante. Ai konstruktoi edhe triçikletën, pastaj nje tip mulliri per bluarjen e kafesë, peshoren precize, një lloj ore te murit, kalendarin i cili percaktonte levizjen e planeteve ne gjithesi, etj.
Kronistet e biografet e tij, kane shenuar qe Masurica shpiku edhe pushkën me nje fishek. Te njejten, me vone e perfeksionoi dhekështu konstruktoi edhe pushken me 5 deri ne 20 plumba. Pasi ne ate kohe Ballkani ishte nen pushtimin osman dhe nen luftera te shpeshta, kjo shpikje e tij zgjoi interesim edhe tek Sulltan Abdyl Hamiti, i cili e ftoi Hasanin ne Stamboll per te prezentuar shpikjen e tij. I impresionuar me atë qe pa, Sulltani i ofroi Hasanit qendrim te lirë ne kete qytet dhe ndihmë per hulumtime e shpikje te reja. Qellimi ishte qe Hasani te shfrytezohej per krijimin e nje arme te re shkatërruese. Mirepo, duket se Hasani ketu u hamend dhe vendosi qe ilegalisht te hikë dhe largohet nga Stambolli, duke marr me vete edhe planet e projektit te ri. Gjate udhëtimit, ai zihet e torturohet ne Bullgari, ku i konfiskohen edhe skicat e projektit. Megjithëkëtë, pas nje kohe arrinë te këthehet ne vendlindje e cila tani ishte nën okupimin bullgar. Fatkeqsisht, shtria bullgare do te arrije edhe ne fshatin e tij, ku i djegin shtëpinë, biliotekën dhe shumicën e skicave e projekteve qe kishte ruajtur. Fundin e jetes Hasan Masurica e kaloi ne afersi te Kamenicës pa arrijte te afirmoje shpikjet e tij. Vdiq ne vitin 1942 ne moshën 73 vjece.
E meta e shpikjeve te Hasan Masurices ishte se ato mbeten te pa dokumentuara dhe rexhistruara. Ai nuk jetoi ne ndonje metropol europian ku mediat shenojnë edhe ngjarjen me te vogel. Hasani jetoi ne nje fshat, dhe nje vend te izoluar, cfare ishte Ballkani i atyre viteve duke perjetuar luftera te shpeshta. Mungesa e mediave, fotografimeve, filmit e shtypit, bëri qe cpikjet e Hasanit, te mbeten anonime per rrethet shkencore dhe publikun e gjere. Vetem nje ekip prej dy ekspertesh austro-hungarez vizituan Hasanin rreth vitit 1930, bene disa fotografime, mirëpo te gjitha i moren me vete.
Megjithse biografia e tij shkencore mbetet e mjegulluar për mungesë të dokumenteve, Hasan Masurica është i vetmi shqiptar, shpikja e te cilit eshte evidentuar ne encikopeditë, rexhistrat dhe listat me te mëdha te shpikjeve europiane.

(Albumi AK)