Shqiptari tenton të djeg gruan në Milano

Një dramë familjare është konsumuar pasditen vonë të së premtes në komuën Gorgonzola në provicën e Milanos në Itali.

Pas një grindje të dhunshme mes një cifti shqiptar, bashkëshorti ka tentuar ta djeg gruan e tij të gjallë duke i hedhur mbi trup disa litra benzinë. Po me benzinë ai ka spërkatur të gjithë shtëpinë duke tentuar vrasjen e bashkëshortes si dhe vetvrasjen.

Në momentin e ndezjes me cakmak , bashkëshorti është përfshirë vetë nga flakët e zjarrit, ndërsa bashkëshortja e tij 41 vjec ka mundur të shpëtoj duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë.

Shqiptari 42 vjecar është transportuar me urgjencë në spital e ka në 98% të trupit, djegje të shkallës të tretë. Për momentin gjëndja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.

Sipas policisë së Milanos cifti shqiptar ishte në prag të divorcit. Praktika e divorcit kishte nisur në Shqipëri e gjatë muajit tetor pritet vendimi gjyqësor mbi ndarjen e tyre.

Ata janë prindër të 3 fëmijëve 14, 22 e 32 vjec, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin në banesë.

Ndaj 42 vjecarit shqitpar rëndon akuza e tentativës së vrasjes