Shqiptarja i thotë të dashurit se është me shoqen, i riu e kap ‘mat’ me dy djem

Një i ri nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën, pasi e kishte kapur ‘mat’ me dy djem në kafene.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, vajza i kishte thënë të dashurit se ishte me një shoqe, por kur ai e ka parë ka thënë se dy djemtë janë kolegët e saj të punës.

“Një djalë ka shkuar në lokalin ku e dashura e tij supozohej se po pinte kafe vetëm me shoqen e saj dhe ka gjetur vajzën me dy djem të tjerë. Sipas vajzës, djemtë ishin vetëm kolegët e saj të punës, por që nuk e kishte vënë në dijeni për shkak se ai bëhej xheloz”

I revoltuar nga gënjeshtra e së dashurës i riu ka nisur t’i bërtasë dhe i ka dhënë fund lidhjes duke i thënë të mos e telefonojë më.

“Sapo e ka parë i dashuri ka nisur t’i bërtasë duke i kërkuar llogari se kush janë dhe vajza i ka thënë se po bënte një pushim gjatë orarit të punës. Djali i cili ishte tej mase xheloz i ka dhënë fund lidhjes me vajzën duke i thënë vazhdo të shijosh kafen dhe mos më telefono më”