Shqiptaro-Amerikania që kërcen mes yjeve

Shqiptaro-amerikania që kërcen mes yjeve…

Ajo është vlerësuar me vendin e parë në disa konkurse dhe aktualisht është fituesja e madhe e “ALL STARS 2016” (GRAND PRIZE WINNER). Mireisi Akuino (Mireicy Aquino) ka filluar të kërcejë në skenë kur sapo kishte mbushur 2 vjec. Deputimi i saj i pare ka qene në  “Music box”. Edhe pse shumë e vogel ajo fitoi menjëherë simpatinë e njerëzve dhe artisteve perreth. Mireisi njihet si “artistja më e re” që ka kercyer solo ne Qendrën e Prezantimit të Artit në Nju Xhersi (New Jersey Performing Art Center).

Nje vit me pare ka qene e ftuar per te kercyer ne në selinë e Kombeve të Bashkuara “United Nations” në Nju Jork, ne Ditën Ndërkombëtare të Paqes (International Day Of Peace), ku ajo kërceu pjesën të titulluar “Liria” (Freedom). Në aktivitetin e zhvilluar në “Naumburg Band Shell” në Central Park, Nju Jork. Mireisi përmes lëvizjeve  paraqiste kontrastin midis shtypjes dhe lirisë duke u dhënë të pranishmëve emocionin që sjell liria që nuk njeh kufij.

Shpesh ajo kërcen për arsye bamirësie, për të mbledhur para për luftën kundër kancerit. Kohët e fundit ka luajtur ne Broduei “Broadëay Shoë”, në pjesën “Unë mbretëresha”, (Queen me) ku ka luajtur rolin e nje vajze jetime,  Marias . Me 18 shtator ajo interpretoi në shfaqjen muzikore me titull “Kthehe kohën pas”, (“Bring time back”)  NJPAC me kërcimtarin më të mirë të kërcimit “tap”,  Savion Gloverin. Për të marrë pjesë në këtë shfaqje ajo konkuroi si gjithë të tjerët edhe pse ishte më e vogël se mosha e pranuar. Atë ditë CD-ja me muzikën që ajo kishte zgjedhur nuk punoi dhe ajo e nisi konkurimin me një poezi që e ka krijuar vetë të quajtur “Kërcej sepse…”dhe interpretoi pa muzikë. E ema e Mireisit pohon se kur e pyeti si kërceu pa muzikë ajo u përgjigj “E kisha muzikën në kokë”. Për cudinë e të gjithëve dy javë më vonë morën një telefonatë dhe Mireisi u pranua. Për këtë shfaqje ajo bëri prova gjatë gjithë verës dhe shfaqja u dha më 18 shtator. “I jam shumë mirënjohëse Savion Gloverit që punoi për dy muaj me vajzën time. Cfarë mundësie e shkëlqyer, cfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm! Faleminderit President dhe drejtorit John Schreiber, zëvendës presidentes të qendrës Edukimit të Artit “Arts Education” Alison Scott-Ëilliams, Caitlin Evans-Jones, dhe gjithë ekipit të NJPAC”-shprehet e ëma e vogëlushes.

Ndërkohë Mireisi, shqiptaro-amerikania e vogël është duke u përgatitur të Festivalin e Teatrit në Nju Jork, që do të mbahet të enjten më 22 shtator ku Mireisi është pjesë e gjysmë-finales.