SHQZ BDI: Falëminderojmë qytetarët që u bashkuan rreth 3shit

Më poshtë mund të gjeni videon dhe deklaratën për shtyp të Shefit të Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Fatmir Besimi, bashkë me tërë shtabin.

Të nderuar gazetarë dhe media!
Të nderuar qytetarë të Maqedonisë!
Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës.

Më 15 tetor, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të mund të zgjedhin opcionit bashkues dhe faktorizues të Bashkimit Demokratik për Integrim, opsionit me oferte reale dhe pune qe mund te behet, krahas ofertave joreale dhe pa program konkret.

Ditën e diel, më 15 tetor, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të kenë shansin historik që të tregojnë pjekurinë e tyre politike, duke mbështetur ofertën e vetme e cila garanton progres dhe mirëqenie sociale, ekonomike, arsimore e kulturore, duke mbështetur ofertën e cila garanton komuna të forta, të qëndrueshme dhe konkuruese në të gjitha planet.

Të nderuara media!
Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, vlerëson se, me përjashtime të vogla, kjo ishte një nga fushatat zgjedhore më avancuese, më afirmative dhe më demokratike të zhvilluara deri më tani.
Kandidatët tanë kanë pasur një fushatë shumë moderne dhe properëndimore, duke ia mundësuar çdo qytetari që të njihet drejtpërdrejte me ofertën tonë konkrete dhe ambicioze.

Na gëzon fakti që oferta jonë zgjoi interesim të madh në mesin e të gjithë qytetarëve, të cilët na ndoqën gjithkund, duke u interesuar për projektet e kandidatëve tanë, të cilat do të realizohen në partneritet pikërisht me qytetarët, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në plotësimin e programit të kandidatëve tanë, morën pjesë drejtpërdrejtë shumë qytetarë, të cilët gjatë takimeve të përditshme me kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, dhanë shumë ide dhe alternativa te reja interesante për zgjidhjen e shumë problemeve lokale.

Për këtë, më lejoni që në radhë të parë të falënderojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pa dallim përkatësive politike apo tjetërfare, që me durim dhe maturi ndoqën performimin dinjitoz të kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe kandidatëve tjerë.

Aktivistët e zellshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, bënë të mundur që oferta jonë të politike të depërtojë tek shumica e qytetarëve.

Kandidatët për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal, në mënyrën më të qartë të mundshme dhe shumë konkrete, shpalosën vizionin dhe perspektivën europerëndimore të Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëhequr nga lideri ynë, Ali Ahmeti.

Po ashtu, ju falënderojmë nga zemra të gjithë juve media dhe gazetarë të respektuar, që në mënyrë të shpejtë dhe korrekte informuat për të gjitha zhvillimet e kësaj fushate parazgjedhore, duke ua mundësuar qytetarëve që të bëjnë dallimin e ofertës më të mirë të mundshme.

Për fund, urojmë që kjo atmosferë e qetë dhe demokratike të mbizotërojë edhe ditën e diel, më 15 tetor, kur presim një ditë feste për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë se kujt do t’ia besojnë menaxhimin e komunave të tyre në katër vitet e ardhshme.

Ne besojmë fuqishëm, se edhe kësaj radhe, qytetarët do të dinë të bëjnë vlerësimin e duhur, duke e rrethuar numrin 3!

Ju faleminderit

https://wetransfer.com/downloads/8495aa69135d6beb1117972c03d40a2820171013095350/b5d976480612f42ece9f060944cdafb220171013095350/3d41e0?utm_campaign=WT_email_tracking&utm_content=general&utm_medium=download_button&utm_source=notify_recipient_email