Shtëpia Botuese LOGOS-A këto ditë botoi librin “Identitetet Femërore, Feministe dhe Muslimane” nga autorja boshnjake Zilka Spahiç-Šiljak.

 

Shtëpia Botuese LOGOS-A këto ditë botoi librin “Identitetet Femërore, Feministe dhe Muslimane” nga autorja boshnjake Zilka Spahiç-Šiljak. Temat qendrore të këtij studimi janë hulumtimi i feminizmit në Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën passocialiste, identiteti, pozicionimi dhe përvojat e grave. Ky tekst gjithëpërfshirës ofron një analizë të plotë dhe komplekse të ideve gjinore dhe praktikave, si dhe feminizmave që i kundërshtojnë këto ide dhe praktika brenda konteksteve islame dhe shekullare, duke bërë me shkathtësi një gërshetim historik, filozofik dhe politik të tyre.