“Shtëpia” e Facebook-ut, aty ku ruhen të dhënat tona (FOTO)

Kompanitë e mëdha përgjithësisht tregohen diskrete kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, por nuk është ky rasti i Facebook.

Mark Zuckerberg përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, ka nisur fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social. Bëhet fjalë për hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona e ku prodhohet gjithçka e Facebook-ut.

Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter. 

“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”, shkruan Mark Zuckerberg.