Shtëpia e fshatit më e bukur se çdo vilë: Enterieri i cili të mahnitë!

Informohu me lajmet e fundit në Messenger

Shtëpitë e bukura dhe vilat nuk janë të rezervuara vetëm për lagje elite të qyteteve të mëdha.

Aq më tepër, më bukur përshtaten në ambientin e mbushur me gjelbërim dhe pemë, por nëse shtëpinë e rrethoni me driza e kaçuba me lule të bujshme, kjo do të jetë shtëpia e vërtetë nga përrallat.

Njëri ndër shembujt më luksozë, është shtëpia shumë e bukur e fshatit në fermë, në të cilën dikur ka jetuar hokeji i famshëm Eric Parker.

Gjendet në pronën Crimbourne Stud Billingshurst në Susses-in Perëndimor, të Kontesë tradicionale në Angli, transmeton Telegrafi.

Pronën e madhësisë rreth 20 hektarësh e zbukuron shtëpia shumë e bukur e ndërtuar në shekullin XV, e rrethuar edhe me 5 prona të vogla, me saunë, terren tenisi dhe me parcelën me stalla, e cila aktualisht shitet për 4,95 milionë dollarë.

Shtëpia posedon kuzhinë shumë të bukur, të pajisur plotësisht me elemente moderne, me disa dhoma luksoze gjumi, madje katër dhoma të ditës të pajisura me mobilie luksoze, me televizorë të mëdhenj dhe me kamina të ngrohtë.

Për adhuruesit e argëtimeve, aty është edhe dhoma me tavolina për biliar, ndërkaq për adhuruesit e rekreacionit, aty është pishina e mbyllur.

Për të shkuar deri te pishina, më parë duhet patjetër të kaloni pranë banakut, ku mund të freskoheni, dhe pastaj nëpërmjet dyerve të ballonit shkon drejt për të notuar.

Në tërë enterierin dominon druri, duke përfshirë edhe trapezarinë me tavolinë për ngrënie, ndërkaq çdo lokal dallon nga të tjerët sipas ngjyrës së mobilieve dhe tepihëve të butë.