Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA (VIDEO)

Miliarderët i bëjnë ëndrrat realitet, por më pas nuk gjejnë treg për to, shtëpitë më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara listohen në tregun e Bel Air, Los Anxhelos ku flitet për shifra të mëdha deri në 250 milionë.

Projekti është i manjatit të çantave të dorës, Brus Makovski i cili frymëzon me stilin e tij të jetesës duke reklamuar supervilën e tij luksoze që kushton 195 milionë dollarë. Flitet për disa apartamente, me 12 dhoma gjumi, 21 tualete, 3 kuzhina, teatër të lëvizshëm, pishina të thella dhe SPA.

Për të mos folur për sendet e çmuara që ka brenda në to, nga pikturat, sixhadetë e deri tek orendia më e vogël e shtëpisë, të cilat kapin shifrën deri në 250 milionë dollarë.

Ai kërkon ta shesë shtëpinë, por lista e blerësve ende është zero. Për shtëpinë punuan 250 persona ndërsa përfundimi i saj u mundësua pas 4 vitesh.

“Në fund të ditës shtëpia është oazë qetësie dhe duhet të përmbajë çdo formë argëtimi në të” thotë Makovski për shtëpinë e tij.