Shtetasi rus dënohet me varje, ishte pjesë e ISIS-it

Një gjykatë në Bagdad dënoi një shtetas rus me varje pasi ishte pjesë e Shtetit Islam.

Shtetasi rus ishte arrestuar kur forcat irakiane dëbuan forcat ekstremiste nga pjesa perëndimore e Mosulit, gjatë fazës së parë të operacionit për marrjen nga Shteti Islam të qytetit të dytë për nga madhësia në Irak.

Operacioni kishte filluar në tetor të vitit të kaluar dhe përfundoi në korrik të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Siç thuhet, shtetasi rus, i cili është dënuar sipas ligjeve irakiane për luftën kundër terrorizmit, ka pranuar se ka kryer operacione terroriste kundër forcave të sigurisë irakiane që nga viti 2015.

Vitin e kaluar në Irak janë ekzekutuar mbi 88 persona dhe Human Right Watch (HRV) ka kritikuar shqiptimin e shpeshtë të dënimit me vdekje në këtë vend.