Shtetet që nuk ekzistojnë më

Meqenëse shumë shtete janë shkrirë, ndarë, ose thjesht kanë vendosur që të ndryshojnë emrat, ka shumë shtete që “mungojnë”, e të cilat nuk ekzistojnë më fare.
Kjo listë është ende larg të qenit e plotë, ndonëse ajo është paramenduar që të shërbejë si udhëzues lidhur me shtetet më të njohura të zhdukura deri më sot.

Abisinia: Ishte emri i Etiopisë deri në fillim të shekullit XX.

Austro-Hungaria (e njohur po ashtu edhe si Perandoria Austro-Hungareze): Monarkia që ishte krijuar në vitin 1867 dhe që përfshinte jo vetëm Austrinë dhe Hungarinë, por edhe pjesë të Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë dhe të Ballkanit. Perandoria u shkatërrua në fund të Luftës së Parë Botërore, shkruan Gazeta Express.

Basutolend: Emri i Losoto’s para vitit 1966.

Bengali: Një mbretëri e pavarur mes viteve 1338-1539, tani pjesë e Bangladeshit dhe e Indisë.

Burma: Burma zyrtarisht e ndryshoi emrin në Myanmar në vitin 1989, megjithëse shumë shtete ende nuk e pranuan ndryshimin, si për shembull Shtetet e Bashkuara.

Katalonia: Ky rajon autonom i Spanjës ishte i pavarur në vitet 1932-1934 dhe 1936-1939.

Cejloni: E ndryshoi emrin në Sri Lanka në vitin 1972.

Champa: Ndodhej në pjesën jugore dhe qendrore të Vietnamit, prej shekullit VII deri në vitin 1832.

Korsika: Ku ishull i Mesdheut u sundua nga popuj të shumtë gjatë historisë, por pati edhe disa periudha të shkurtra të pavarësisë. Sot, Korsika është pjesë e ndarë e Francës.

Çekosllovakia: E ndarë paqësisht në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, në vitin 1993.

Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore: Të shkrira në vitin 1989, për të formuar kështu Gjermaninë e bashkuar.

Pakistani Lindor: Kjo provincë e Pakistanit mes viteve 1947-1971, u shndërrua në Bangladeshin e sotëm.

Gran Colombia: Një shtet i Amerikës Jugore, që mes viteve 1819-1930 përfshinte Kolumbinë e sotme, Paramanë, Venezuelën dhe Ekuadorin. Gran Colombia pushoi së ekzistuari kur Venezuela dhe Ekuadori u ndanë prej saj.

Hawaii: Ndonëse ekzistoi si mbretëri për mijëra vjet, Hawaii nuk u pranua si shtet i pavarur deri në vitet 1840. Shteti iu aneksua SHBA-së në vitin 1898.

New Granada: Ky shtet i Amerikës Jugore ishte pjesë e Gran Colombia (shiko lart) mes viteve 1819-1830, ndërsa ishte i pavarur mes viteve 1830-1858. Në vitin 1858 shteti i cili u bë i njohur si Kofederate Grenadine, e pastaj, në vitin 186,1 edhe si Shtetet e Bashkuara të New Granadas, në vitin 1863 si Shtetet e Bashkuara të Kolumbisë, dhe në fund, në vitin 1886, si Republika e Kolumbisë.

Jemeni Verior dhe Jemeni Jugore: Jemeni u nda në dy shtete në vitin 1967, në Jemenin Verior (ose republikën Arabe të Jemenit) dhe Jemenin Jugor (ose Republikën Popullore Demokratike të Jemenit). Megjithatë, në vitin 1990 dy shtetet u ribashkuan dhe krijuan Jemenin e bashkuar.

Perandoria Otomane: E njohur edhe si Perandori Turke, ajo u shfaq rreth vitit 1300 dhe u zgjerua aq shumë, saqë brenda vetes përfshinte pjesë të Rusisë së sotme, pastaj Turqisë, Hungarisë dhe Ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Perandoria Otomane u shua në vitin 1923, kur Turqia deklaroi pavarësinë e saj nga ajo që mbeti prej perandorisë.

Persia: Perandoria e Persisë shtrihej prej Detit Mesdhe deri në Indi. Persia moderne u themelua në shekullin XVI, ndërsa më vonë ajo u bë e njohur si Iran.

Prusia: U bë perandori në vitin 1660, ndërsa në kohën e shtrirjes së saj më të madhe përfshinte dy të tretat e pjesës veriore të Gjermanisë dhe Poloninë. Prusia, ishte njësi federale e Gjermanisë deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, e pas luftës u shkri plotësisht.

Rodezia: Zimbabve para vitit 1980 njihej si Rodezi dhe ishte e emërtuar sipas diplomatit britanik, Cecil Rhodes.

Skocia dhe Uellsi: Përkundër avancimeve të fundit në autonomi të një pjese të Mbretërisë së Bashkuara dhe Irlandës Veriore, Skocia dhe Uellsi dikur ishin shtete të pavarura që u shkrinë me Anglinë për të formuar Mbretërinë e Bashkuar.

Siami: Në vitin 1939 e ndërroi emrin në Tailandë.

Sikkim: Tani është pjesë e Indisë veriore, por dikur, gjegjësisht prej shekullit XVII deri në vitin 1975, Sikkim ishte një monarki e pavarur.

Vietnami Jugor: Tani është pjesë e Vietnamit, por mes viteve 1954-1976 Vietnami Jugor ekzistoi si një pjesë antikomuniste e Vietnamit.

Afrika Jugperëndimore: E fitoi pavarësinë dhe u shndërrua në Namibi, në vitin 1990.

Tajvani: Megjithëse Tajvani ekziston ende, ai nuk konsiderohej gjithherë shtet i pavarur. Megjithëse ai, që nga viti 1971, nuk përfaqësohet nga Kina në OKB.

Tanganjika dhe Zanzibari: Këto dy shtete afrikane u bashkuan në vitin 1964 dhe krijuan Tanzaninë.

Teksasi: Republika e Teksasit fitoi pavarësinë nga Meksikoja në vitin 1836 dhe ekzistoi si shtet i pavarur deri në aneksimin e tij në SHBA, në vitin 1945.

Tibeti: Një mbretëri e themeluar në shekullin VII. Tibeti u invadua nga Kina në vitin 1950 dhe që nga ajo kohë njihet si Rajoni Autonom Kinez Xizang.

Transjordani: U shndërrua në Mbretëri e Pavarur të Jordanisë më 1946.

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS): U nda në vitin 1991 në 15 shtete të reja: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Estonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizia, Lituania, Letonia, Moldavia, Rusia, Taxhikistani, Turkmenia, Ukraina dhe Uzbekistani.

Republika e Bashkuar Arabe: Mes viteve 1958-1961 shtetet jofqinje, Siria dhe Egjipti u shkrinë në një shtet të përbashkët. Në vitin 1961 Siria e braktisi aleancën, ndërsa Egjipti e mbajti emrin Republika e Bashkuar Arabe edhe një dekadë më gjatë.

Republika Urjanchai: Rusia Jug-qendrore, e pavarur mes viteve 1912-1914.

Vermonti: Vermonti e shpalli pavarësinë në vitin 1777 dhe ekzistoi si shtet i pavarur deri në vitin 1791, kur u bë shteti i parë që hyri në përbërjen e Shteteve të Bashkuara, pas 13 kolonive.

Republika e Lirë e Floridës Perëndimore: Pjesë të Floridës, Misisipit dhe Luizianës ishin të pavarura për 90 ditë, në vitin 1810.

Samoa Perëndimore: E ndërroi emrin në Samoa në vitin 1998.

Jugosllavia: Jugosllavia burimore u nda në vitet ’90, u nda në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi dhe në Slloveni.

Zairi: E ndërroi emrin në Republika Demokratike e Kongos, në vitin 1997