Shteti që dënon njerëzit nëse festojnë Shën Valentinin

Shteti që dënon njerëzit nëse festojnë Shën Valentinin

Pakistani është shteti që i ndalon festimin e Shën Valentinit. Një gjykatë në Islamabad ka ndalur që të festohet kjo festë në të gjitha vendet publike.

Dita e Shën Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe ajo duhet të shmanget”, ka thënë Hussain.

Sipas arsyetimit të Gjykatës Shën Valentini shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare.

Vitin e kaluar, presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, i bëri thirrje popullit të tij që të mos festojë ditën e Shën Valentinit, duke thënë se ajo nuk është pjesë e traditës myslimane, por e Perëndimit.

Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC) ka urdhëruar gjithashtu që edhe mediat të mos bëjnë propagandë për këtë festë dhe të mos publikojnë lajme në lidhje me këtë ditë.